LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Atletico Madrid paralajmëron Barcelonën për Joao Felixin: Është futbollist i madh, por është i joni

Presidenti i Atletico Madrid paralajmëron Barcelonën për Joao Felixin: Është futbollist i madh, por është i joni

Joao Felix ka rilindur pas huazimit te Barcelona nga Atletico Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Në katër ndeshje të zhvilluara, Felix ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime duke shfaqur një formë të jashtëzakonshme.


Megjithatë huazimi i tij te gjiganti katalunas është i thjesht nga Atletico Madrid me Barcelonën që nuk ka drejtë blerje dhe për ta bërë një gjë të tillë duhet të fillojë bisedimet sërish nga e para me madrilenët.

Zbulohen prapaskenat, Felix bëri një gjest të madh për t'iu bashkuar Barcelonës
Lexo po ashtu Zbulohen prapaskenat, Felix bëri një gjest të madh për t'iu bashkuar Barcelonës

Për formën e lartë të Felix ka folur edhe presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo i cili ka thënë se portugezi është një futbollist i tyre.

“Joao Felix është lojtari ynë, ne duhet ta mbrojmë, ta ndihmojmë dhe të mendojmë se nëse është mirë, ai është gjithashtu i mirë për ne”.

“Gjithmonë kemi thënë se ai është një lojtar fantastik dhe këtë po e tregon te Barcelona. Nuk u përshtat me ne. Ai është një lojtar i madh te Barcelona. Ndoshta nuk ishte i përgatitur për ne”.

Morata: Felix mund të jetë shumë i rëndësishëm në të ardhmen për Atletico Madridin
Lexo po ashtu Morata: Felix mund të jetë shumë i rëndësishëm në të ardhmen për Atletico Madridin

“Nuk funksionoi, nuk tregoi gjithçka që kishte. Shkoi tek Chelsea dhe e njëjta gjë ndodhi. Tani në Barcelonë po shfaqet, lojtarët e mëdhenj përfundojnë gjithmonë duke e bërë këtë”, tha Cerezo.

Felix do të rikthehet në verë te Atletico Madrid ku kontratë deri në verën e vitit 2029, derisa Barcelona do të tentoj ta blejë përfundimisht atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori