LAJMI I FUNDIT:

Presidencialet, 1.808.131 votues kanë të drejtën e votës

Presidencialet, 1.808.131 votues kanë të drejtën e votës

Të dielën, më 21 prill, do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtën e votës kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit. Në raundin e parë, fitues mund të jetë kandidati i cili fiton shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve, ose 904.066 vota, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas nenit 81 të Kushtetutës, nëse në raundin e parë askush nuk merr shumicën e kërkuar, dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë do të shkojnë në raundin e dytë.

Raundi i dytë i votimit zhvillohet brenda 14 ditëve nga përfundimi i raundit të parë të votimit, në këtë rast më 5 maj. Kandidati i cili ka fiton shumicën e votave zgjidhet si president, nëse në votim dalin 40% e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 723.253 votues, gjë që parashihet me nenin 121 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor.

Nëse në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk merr numrin e duhur të votave, përsëritet e tërë procedura zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori