LAJMI I FUNDIT:

Prej sot Mali Sharr është zonë e mbrojtur

Prej sot Mali Sharr është zonë e mbrojtur

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor njoftoi se në mbledhjen e sotme qeveritare u miratuan nismat për mbrojtjen e dy zonave në Maqedoninë e Veriut: Mali Sharr dhe malet e Osogovës.

Qeveria pranoi propozimet e ministrisë për shpalljen e Malit Sharr si zonë e mbrojtur në kategorinë e Parkut Nacional dhe shpalljen e maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur në kategorinë e 5-të, njofton Telegrafi Maqedoni


Sipas procedurës ligjore për shpalljen e zonave të mbrojtura, gjatë periudhës që vjen do të ketë debate publik me propozim të popullatës lokale, si dhe me të gjitha palët e prekura, dhe pas harmonizimit të mendimeve dhe vërejtjeve do të përgatiten propozimet përfundimtare për shpalljen e këtyre dy vendeve.

“Shpallja e këtyre dy zonave që përmbajnë vlera biologjike dhe kulturore për zona të mbrojtura, krahas përmbushjes së obligimeve nacionale dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit, gjithashtu do të thotë edhe potencial i madh për ekonominë lokale”, thotë ministri Nuredini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori