LAJMI I FUNDIT:

Prej futbolli plasin zemrat

Prej futbolli plasin zemrat

Pas Kampionatit Botëror 2006 në futboll është vërejtur se adhuruesit janë tri herë më të prirë ndaj infarktit kur luan kombëtarja e tyre, sesa në të gjitha ditët tjera të shikimit të ndeshjeve. E as zemrat e femrave nuk janë imune.

Sipas hulumtimit të shkencëtarëve gjermanë, shikimi i ndeshjes së futbollit të kombëtares rrit rrezikun nga infarkti, madje, edhe deri në tri herë. Është interesante se edhe tek femrat është rritur kjo gjasë dhe atë për 82%.

Problemet fillojnë dy orë pas ndeshjes së shikuar, thuhet në studimin e universitetit Ludwig-Maximilians, të publikuar në revistën New England Journal of Medicine.

Analiza është bërë në bazë të 4.279 rasteve të paraqitura në periudhën prej një javësh, kur ka luajtur kombëtarja gjermane në Kampionatin Botëror të vitit 2006, në Gjermani, më pas gjatë 24 ditëve kur kanë luajtur edhe shtetet tjera dhe në fund në 242 ndeshje, gjatë viteve 2003, 2005 dhe 2006.

"Në gjashtë ndeshje në të cilat ka luajtur kombëtarja gjermane është vërejtur rritje e intervenimeve kardiologjike".

Numri më i madh i rasteve është paraqitur më 30 qershor, në të katërtën e finales, kur Gjermania ka fituar ndaj Argjentinës me penaltitë dramatike. Takimi i radhës, humbja nga Italia në gjysmëfinale ka rezultuar me pothuajse numër të njëjtë të infarkteve. Shumë interesant, ndeshja me Portugalinë për vendin e tretë nuk ka shënuar probleme me zemër.

"Duket se për nivelet e shtuara të stresit nuk është i rëndësishëm rezultati i takimit sa intensiteti dhe nxitja, që përjetohen gjatë shikimit të segmenteve dramatike, siç janë ekzekutimi i penaltive", thuhet në studimin.

Hulumtuesit u rekomandojnë doktorëve me anamnezë që, gjatë kohërave sportive me stres, t’u përshkruajnë marrje preventive të ilaçeve kundër problemeve me zemër.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Kalo në kategori