LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat: Gjimshiti-Rashica, ja si u lanë jashtë Francës

Prapaskenat: Gjimshiti-Rashica, ja si u lanë jashtë Francës

Ajo e djeshmja ishte një ditë jo fort e këndshme për të gjithë tifozët shqiptarë që kërkonin të informoheshin për listën me lojtarë që do të udhëtonin drejt Francës, por si asnjë vend tjetër në Europë, trajneri i kuqezinjve e zbardhi i fundit listën me të përzgjedhurit e tij.

Pati disa komunikime se lista do të shpallej pas seancës stërvitore të pasdites, por ajo u shty për më vonë. Më pas pati një tjetër njoftim se lista do të publikohej pasi skuadra të kishte darkuar, por edhe kjo nuk ndodhi, sepse trajneri Gianni De Biasi e shtyu publikimin e listës pas një takimi që zhvilloi me gjithë skuadrën në orën 21:30.


Italiani vazhdimisht është mburrur se zgjedhjet i bën ai dhe vetëm ai, por dje vonesa e tepruar dhe shtyrjet e vazhdueshme, duke “luajtur” disi edhe me durimin dhe nervat e tifozëve të shumtë, nuk lanë një shije të mirë në opinion, përcjell “Opinion.al”.

Lexo më shumë: Moment emocionues, 4 lojtarët e Kombëtares largohen nga hoteli (Video)

Pritja për të përzgjedhurit u bë si “show” në një “Big Brother”. Surpriza e katërshes që u la jashtë nga tekniku De Biasi ishte pa dyshim ajo e Berat Gjimshitit. Nëse emrat e Amir Rrahmanit, Herolind Shalës dhe Milot Rashicës ishin të pritshëm, lënia jashtë Europianit e mbrojtësit të Atalantës habiti disi. Praktikisht, në Francë, Gianni De Biasi do të ketë në dispozicion vetëm tre qendërmbrojtës, Lorik Canën, Mërgim Mavrajn dhe Arlind Ajetin.

Lexo më shumë: Gjimshiti flet pas lënies jashtë evropianit ‘France 2016’ (Foto)

Mesfusha është e mbushur me shkatërrues. Nga nëntë lojtarë që janë pjesë e këtij reparti, pesë janë shkatërrues. Ledian Memushaj dhe Migjen Basha janë futbollistë teknikë dhe të bukur për t’u parë. Gjithashtu, lojtarë të krahut që sulmojnë dhe krijojnë janë edhe Odise Roshi e Ermir Lenjani. Duket se trajneri u ka kushtuar më shumë rëndësi shkatërruesve dhe taktikës mbrojtëse.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori