LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e transferimit te Legia, pritja madhështore në Varshavë dhe objektivat me klubin polak – Qëndrim Zyba flet për të gjitha pasi bëri hapin e madh në karrierë

Prapaskenat e transferimit te Legia, pritja madhështore në Varshavë dhe objektivat me klubin polak – Qëndrim Zyba flet për të gjitha pasi bëri hapin e madh në karrierë

Qëndrim Zyba ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga futbolli kosovar dhe duke kaluar te gjiganti polak Legia Warsawa.

Në fakt reprezentuesi kosovar u huazuar te Legia nga Ballkani për shumën e 100 mijë eurove, me skuadrën polake që e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 350 mijë të tjera.


Është një hap i madh në karrierë për Zybën i cili ka shkëlqyer viteve të fundit në futbollin kosovar, madje duke marrë edhe ftesë nga Përfaqësuesja A e Kosovës ku ishte më i miri në fushë në ndeshjet e muajit nëntor.

Nga transferimi, te futbolli kosovar dhe ëndrra e realizuar - Zyba flet për të gjitha në intervistën e parë te Legia
Lexo po ashtu Nga transferimi, te futbolli kosovar dhe ëndrra e realizuar - Zyba flet për të gjitha në intervistën e parë te Legia

Në një intervistë për Telegrafin, Zyba flet për aventurën polake, prapaskenat e transferimit, pritjen që i është bërë te Legia, objektivat që ka me klubin dhe ato personale si dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

“Ishim në bisedime me dy klube të tjera, por pastaj Legia ka shikuar ndeshjet e Ballkanit në Turqi dhe kanë kontaktuar agjentin tim. Sigurisht që më tërhoqi ideja për të qenë pjesë e Legias dhe kanë vazhduar bisedimet pastaj edhe mes dy klubeve”, thotë fillimisht Zyba për Telegrafin.

“Para se të vinte Legia ishin dy klube të tjera, njëra në Republikën e Çekisë dhe tjetra në Kroaci, por për shkak të korrektësisë tani nuk po i përmendi emrat. Gjithsesi oferta e Legias ishte dukshëm më e mirë dhe dëshiroja transferimin në Poloni”, thotë Zyba.

Ai ka mbetur i mahnitur me pritjen që i është bërë në klubin polak nga të gjithë pjesëtarët.

“Që nga momenti që kam ardhur këtu ka shkuar gjithçka mirë. Pritja ka qenë e jashtëzakonshme si nga klubi ashtu edhe nga stafi teknik dhe bashkëlojtarët. Për çdo gjë më kanë qëndruar afër dhe më kanë bërë më të lehtë ambientimin”, tha Zyba.

Ai në klubin polak u prit nga dy shqiptarët Jurgen Celhaka dhe Ernest Muci, por ky i fundit u largua në drejtim të Besiktasit.

“Natyrisht që dyshja shqiptare më ka bërë edhe më të lehtë adaptimin te Legia. Mëkat që u largua Muçi pasi ishte një lojtar me cilësi të mëdha”, thotë Zyba.

Zyba debutoi me fanellën e Legias në ndeshjen e Ligës së Konferencës ndaj Moldes, ku skuadra e tij pësoi humbje 3-2. Gjithsesi ai moment ka qenë shumë i veçantë për mesfushorin suharekas i cili nuk do ta harrojë kurrë.

“Ka qenë një moment shumë emocionues debutimi me Legian. Kam punuar shumë që një ditë të luaj në një skuadër të madhe evropiane dhe mundi është shpaguar më në fund. Megjithatë ky është vetëm fillimi dhe duhet që të vazhdoj punën me përkushtim të madh, pasi kam qëllime shumë të mëdha”, thotë Zyba.

Legia është skuadra me më së shumti trofe të fituar në Poloni dhe synimi mbetet që edhe këtë vit të shpallen kampion, me titullin që iu mungon në dy sezonet e fundit.

“Sigurisht që objektivi i klubit është titulli i kampionit dhe duhet të luftojmë shumë për ta arritur, por nuk është fare e lehtë pasi ka skuadra shumë të mira që luftojnë shumë. Nuk ka skuadër të dobët që i ke të sigurta pikët e plota, të gjitha luftojnë shumë dhe do të jetë një garë e fortë deri në fund ku shpresojmë që ne të fitojmë titullin e kampionit”, thotë Zyba.

23-vjeçari foli edhe për dallimin që është mes futbollit kosovar dhe atij polak.

“Dallimi është jashtëzakonisht i madh duke filluar nga infrastruktura, organizimi i klubeve deri te ndeshjet që janë tjetër nivel. Duhet ende punë e madhe në Kosovë që të vihet në nivelin e Superligës së Polonisë”, vazhdon tutje Zyba.

Zyba ka folur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, me Dardanët që tanimë kanë një trajner të ri dhe gjermani Franco Foda ka marrë drejtimin e Përfaqësueses sonë.

Mesfushori kreativ pret që me Kosovën ta nisin mbarë vitin 2024 ku në muajin mars do të luajnë me Armeninë dhe Hungarinë.

“Pres që ta nisëm sa më mbarë dhe mirë me trajnerin e ri. Këto dy ndeshje të muajit mars do të na ndihmojnë shumë për të ardhmen”, u shpreh Zyba.

“Për mua është krenari që veshi fanellën e vendit tim dhe në çdo ndeshje do të jap gjithmonë gjithçka nga vetja për të mirën e Kosovës. Pas një ecurie jo të mirë, tani shpresojmë që vitin 2024 dhe me trajner të ri të na eci mbarë”, u shpreh mesfushori dardan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori