LAJMI I FUNDIT:

Pozicioni i ri, lideri i vjetër – Arsenali poston momente të Xhakës si të ishte kapiten

Pozicioni i ri, lideri i vjetër – Arsenali poston momente të Xhakës si të ishte kapiten

Granit Xhaka është padyshim njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm te Arsenali aktualisht.

Lojtari shqiptar jo vetëm që njihet për shpirtin e tij luftarak, por edhe atë si lider.


Skuadra londineze ka postuar një video, aty ku shihet Xhaka duke dhënë këshilla për bashkëlojtarët.

Xhaka komunikon me Gabriel Martinellin në momentin kur shënoi golin ndaj Sheffield Unitedit në fundjavën e kaluar, derisa të njëjtën gjë e bënë edhe me Alexandre Lacazetten.

Lojtari shqiptar që përfaqëson Zvicrën në pamjet që mund t’i shikoni më poshtë e tregon shpirtin e tij luftarak dhe nuk ka dëshirë të humbë asnjëherë pa marrë parasysh rrethanat. /Telegrafi/