Portugalia do ta kujtojë Diogo Jotan në Botërorin 2026, futbollistët do të mbajnë një simbol të veçantë në nder të tij


Kombëtarja e Portugalisë ka vendosur të mos e harrojë Diogo Jotan gjatë rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, duke i bërë një homazh prekës ish-bashkëlojtarit të tyre.
Pak para nisjes së turneut, futbollistët portugezë morën një dhuratë të veçantë nga kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro.
Bëhet fjalë për byzylykë personalë ku janë të gdhendur emrat e të gjithë lojtarëve të përfshirë në skuadër, por edhe emri i Diogo Jotës, si shenjë respekti dhe kujtimi për sulmuesin portugez.

Mesfushori i Portugalisë dhe i Paris Saint-Germainit, Vitinha, zbuloi në një konferencë për media se lojtarët vendosën t’i mbajnë këta byzylykë gjatë gjithë Kampionatit Botëror.
“E pranuam me shumë dashuri dhe vendosëm ta mbajmë”, deklaroi Vitinha, duke e cilësuar gjestin si një mënyrë të veçantë për ta pasur Jotan pranë ekipit gjatë turneut.
Sipas raportimeve, byzylyku është dizajnuar posaçërisht për të qenë në përputhje me rregulloret e FIFA-s, gjë që u lejon futbollistëve ta mbajnë atë edhe gjatë ndeshjeve.
🕊️🇵🇹 DIOGO JOTA ESTARÁ PRESENTE CON PORTUGAL EN EL MUNDIAL 🏆
A través de un regalo muy especial, los jugadores de Portugal estarán “acompañados” en el Mundial por Diogo Jota, quien el próximo mes de julio cumplirá un año de haber fallecido en un accidente automovilístico.… pic.twitter.com/43nccTF0Rq
— Olé USA 🇺🇸 MEX 🇲🇽 (@DiarioOleUSA) June 14, 2026
Ky gjest emocional tregon lidhjen e fortë që ekziston brenda kampit portugez dhe dëshirën e lojtarëve për të nderuar një figurë të dashur të futbollit portugez.
Për Portugalinë, byzylyku nuk është thjesht një aksesor, por një simbol uniteti, kujtese dhe motivimi në sfidën më të madhe të futbollit botëror.
Në këtë mënyrë, Diogo Jota do të jetë pjesë e udhëtimit të Portugalisë në Botërorin 2026, të paktën në zemrat dhe në duart e bashkëlojtarëve të tij. /Telegrafi/






































