LAJMI I FUNDIT:

Portieri i Holandës me vetëbesim të madh: I pres penalltinë Messit dhe fitojmë Kupën e Botës

Portieri i Holandës me vetëbesim të madh: I pres penalltinë Messit dhe fitojmë Kupën e Botës

Përfaqësuesja e Holandës ka arritur në çerekfinale të Kupës së Botës ku do të përballet me Argjentinën.

Pritet një sfidë e zjarrtë pasi dy ekipet përfaqësuese duan të kalojnë në gjysmëfinale dhe janë ndër favoritet për ta fituar Kupën e Botës.


Portieri i Holandvs, Andries Noppert ka folur para përballjes me Argjentinën e cila zhvillohet të premten mbrëma me fillim nga ora 20:00.

Noppert ka thënë fillimisht se është i gatshëm për t’i pritur penalltinë kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi.

“Unë jam gjithmonë i përgatitur për penalltitë. Edhe Messi mund të dështojë nga pika e bardhë, e pamë ndaj Polonisë. Ai përdor gjithmonë të njëjtën këmbë për të goditur penalltitë. Sigurisht që edhe unë mund t’ia pres atij penalltinë”,tha Noppert.

Tutje portieri holandez ka thënë se ka mbrojtjen më të mirë para vetës dhe kjo e bën të ndjehet komod në portë, teksa thotë se objektivi është ta fitojnë Kupën e Botës.

“Unë kam mbrojtjen më të mirë përpara meje, kështu që nuk shqetësohem shumë në lidhje me ndeshjet që do të luajmë”.

“Objektivi im është të fitoj Kupën e Botës me Holandën”, u shpreh portieri holandez. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori