Portieri i Borussia Dortumindit, Roman Burki, i cili ishte i ulur afër Marc Bartra në autobusin e ekipit kur ndodhi shpërthimi ka treguar përjetimin e tij në momentet kritike.

Turko-zvicerani ka thënë se të gjithë ishin në panik, por policia reagoi shpejt.

Të gjitha lajmet rreth shpërthimeve që ndodhën në rrugën e autobusit të BVB-së Të gjitha lajmet rreth shpërthimeve që ndodhën në rrugën e autobusit të BVB-së

“Autobusi u kthye në rrugën kryesore dhe papritur u dëgjua një zhurme e madhe, ishte një shpërthim. Policia erdhën shpejtë në vendin e ngjarjes dhe morën në kontroll situatën”.

“Të gjithë ne ishim në shok, pas zhurmës së madhe disa nga ne u strukën, kurse të tjerët që kishin mundësi u shtrinë në dysheme. Ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhte më pas”, ka thënë Burki.

Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos në Ligën e Kampionëve është anuluar pasi rrugës për stadium afër autobusit të skuadrës gjermane kanë ndodhur tri shpërthime. /Telegrafi/