LAJMI I FUNDIT:

Porsche 911 Sally Special u shit në një ankand bamirësie për 3.6 milionë dollarë

Porsche 911 Sally Special u shit në një ankand bamirësie për 3.6 milionë dollarë

Porsche prodhoi një model unik 911 Sally Special për Monterey Car Week 2022 dhe e shiti atë në ankandin RM Sotheby për miliona.

Ankandi ishte për bamirësi, dhe oferta më e lartë ishte 3.6 milionë dollarë, që është gjithashtu një rekord për një Porsche krejt të re.


Sally Special është rezultat i një bashkëpunimi mes Porsche dhe Pixar me synimin për të “ringjallur” personazhin e Sally nga filmi “Makinat”.

Sally është frymëzuar nga gjenerata 996 e modelit 911, por në rastin e veturës aktuale, kjo pamje zbatohet për gjeneratën moderne 992.

Trupi është lyer me një ngjyrë metalike unike blu Sally, dhe dizajnerët nuk kanë lënë jashtë një tatuazh të fshehur nën spoilerin aktiv të pasmë. Porsche zgjodhi gjithashtu dizajnin e rimave Turbo të gjeneratës 911 996 dhe i përshtati ato për modelin aktual. Ka rrota 20 inç përpara dhe 21 inç në pjesën e pasme, ndërsa kapakët e valvulave shfaqin logon “Cars”.

Pulti, paneli qendror dhe panelet e dyerve janë të dekoruara me detaje në ngjyrën e përmendur, si dhe pëlhura speciale me kuadrate. Materiali është i pranishëm në ulëset, ndërsa kontrastin e krijon lëkura në ngjyrë shkumës. Një vizatim i vogël i Sally Carrera zbukuron pultin në anën e pasagjerit.

Vetura është shitur për 3.6 milionë dollarë, ndërsa paratë do t’u shpërndahen dy organizatave humanitare. /Telegrafi/