LAJMI I FUNDIT:

Ponte Prizreni shënon fitore pas vazhdimeve dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ponte Prizreni shënon fitore pas vazhdimeve dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ponte Prizreni ka mundur Vëllaznimin 109:106 (29:31, 22:13, 23:28, 20:22, 15:12), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 Kupa e Kosovës.

Ndeshja e nisi e baraspeshuar, ku Vëllaznimi u treguar arrë e fortë dhe e fiton çerekun e parë 29:31. Por, prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar 22:13, për të përfunduar pjesën e parë 51:44.


Por, kuqezinjtë me kalimin e minutave fillojnë të afrohen në rezultat, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 74:72. 10 minutat e fundit ishin shumë interesante dhe dramatike.

Ponte e filloi më mirë këtë pjesë, por kuqezinjtë sërish rikthehen dhe barazojnë shifrat në 94:94 dhe fituesi është dashur të përcaktohet në kohën shtesë. Ponte ishte më e mirë në vazhdime, duke pasur epërsi në 107:100, ndërsa Vëllaznimi arriti të afrojë shifrat në 107:106, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Ponte Prizreni triumfon 109:106.

Te Ponte Prizreni u dalluan Arti Hajdari me 31 pikë, Jermaine Paige me 23 dhe Divine Myles me 20, kurse te Vëllaznimi u dalluan Andi Shehu me 31 pikë, Emmanuel Emogbo me 25 pikë e 16 kërcime dhe Cedric Council me 18 pikë e 13 kërcime.

Ponte Prizreni në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Peja-Sigal Prishtina, ndeshje që zhvillohet nga ora 19:00.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori