LAJMI I FUNDIT:

Ponte Prizreni fiton takimin ndaj Feronikelit

Ponte Prizreni fiton takimin ndaj Feronikelit
(Foto: basketbolli.com)

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 96-83 (31:22, 24:19, 26:22, 15:20) në kuadër të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisin ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 31:22. Ngjashëm vazhduan edhe në periudhën e dytë, që e fituan 24:19, duke shkuar në pushim me rezultat 55-41.


Prizrenasit nuk u ndalën as në fraksionin e tretë, ku fituan 26:22, kurse 10 minutat e fundit përfundojnë me rezultat 15:20, megjithatë, Ponte Prizreni triumfoi në fund 96-83, thuhet në faqen e FBK-së.

Te Ponte Prizreni u dalluan Ty Nichols me 24 pikë, Dariel Franklin me 22, Andre Wolford me 16 dhe Urim Zenelaj me 16 pikë e 16 kërcime, derisa te Feronikeli u dalluan Karem Storey me 22 pikë, Fisnik Juniku me 20 dhe Ergis Grosha me 16 pikë e nëntë kërcime.

Ponte Prizreni tani ka 11 fitore dhe tetë humbje, kurse Feronikeli pesë fitore dhe 14 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori