LAJMI I FUNDIT:

Pompeo i tërheq vërejtjen Evropës nëse blen teknologjinë e Huawei

Pompeo i tërheq vërejtjen Evropës nëse blen teknologjinë e Huawei
A pedestrian talks on the phone while walking past a Huawei Technologies Co. store on January 29, 2019 in Beijing, China. The U.S. Justice Department filed a host of criminal charges against Chinese telecoms giant Huawei and its chief financial officer, Meng Wanzhou, including bank fraud, violating sanctions on Iran, and stealing robotic technology. Huawei denied committing any of the violations and rejected criminal claims against Meng, the daughter of Huawei founder Ren Zhengfei, who was arrested in Canada in December last year. (Photo by Kevin Frayer/Getty Images/Guliver)

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se SHBA mund të detyrohet të rishikojë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian nëse këto vende do të bëjnë biznes me Huawein.

Pompeo këto komente i bëri nga Budapesti, ndërsa është nisur në një udhëtim disa ditor ku do të vizitojë disa vende evropiane për të ngritur shqetësime rreth influencës së Kinës dhe Rusisë në Evropën Qendrore.

Gjiganti kinez i telekomunikimit Huawei, në Hungari është një lojtar kryesor dhe se Pompeo tregoi se do të diskutonte me kryeministrin Viktor Orban dhe zyrtarë të tjerë nga bota e biznesit për rreziqet që u kanosen nga kjo kompani. Të njëjtin mesazh Pompeo do të përcjellë edhe në Sllovaki dhe Poloni, ku takimet e tij të fundit i mbyll në Belgjikë dhe Islandë, përcjell Telegrafi.

“Hungaria është vend sovran dhe kanë të drejtë të marrin vendimet e tyre. Por ne do të ndajmë me ta informacionet që kemi për rrezikun që sjell Huawei për privatësinë dhe sigurinë e hungarezëve me shpresën se do të marrin vendimet e duhura për vendin. Por së dyti e kemi parë teknologjinë e tyre në mbarë botën. Prania e teknologjisë së Huawei e bën më të vështirë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu nëse pajisjet e Huawei gjenden në pika me sisteme të rëndësishme amerikane do të ishte e vështirë për ne të bashkëpunojmë. Ne duam që vendet të identifikojnë rreziqet e përdorimit të këtyre pajisjeve”, tha Pompeo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht ka akuzuar kompaninë për përdorimin e teknologjisë e cila mund të vjedh sekrete tregtare.

Kina i kërkon Kanadasë të lirojë urgjentisht shefen financiare të Huawei
Lexo po ashtu Kina i kërkon Kanadasë të lirojë urgjentisht shefen financiare të Huawei

Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se Kanadaja ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin i shefes financiare të Huawei-t, Meng Wanzhou.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha se pala kineze e nxit palën kanadeze të lirojë menjëherë të Wanzhout dhe të garantojë në mënyrë konkrete të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme.

Njëkohësisht, Kina e nxit palën amerikane të korrigjojë “gabimin e vet”, të heqë urdhrin e arrestit ndaj Meng dhe të mos i paraqitë palës kanadeze kërkesën e ekstradimit. /Telegrafi/