LAJMI I FUNDIT:

Kina i kërkon Kanadasë të lirojë urgjentisht shefen financiare të Huawei

Kina i kërkon Kanadasë të lirojë urgjentisht shefen financiare të Huawei

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se Kanadaja ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin i shefes financiare të Huawei-t, Meng Wanzhou.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha se pala kineze e nxit palën kanadeze të lirojë menjëherë të Wanzhout dhe të garantojë në mënyrë konkrete të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme.


Njëkohësisht, Kina e nxit palën amerikane të korrigjojë “gabimin e vet”, të heqë urdhrin e arrestit ndaj Meng dhe të mos i paraqitë palës kanadeze kërkesën e ekstradimit.

Lufta tregtare SHBA-Kinë, redukton projeksionet e Apple
Lexo po ashtu Lufta tregtare SHBA-Kinë, redukton projeksionet e Apple

Në një konferencë shtypi, Chunying iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke thënë se pala kineze ka shprehur më se një herë qëndrimin serioz lidhur me këtë çështje, përcjell Telegrafi.

​Pompeo: I papranueshëm arrestimin e dy kanadezëve në Kinë
Lexo po ashtu ​Pompeo: I papranueshëm arrestimin e dy kanadezëve në Kinë

“Çdo njeri me aftësi normale gjykimi mund ta kuptojë se ngjarja me Wanzhoun nuk është një akt i thjeshtë juridik dhe abuzimi nga pala kanadeze i marrëveshjes së ekstradimit dypalësh me Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkelur rëndë sigurinë dhe të drejtat e ligjshme të shtetases kineze”, tha Chunying.

Lufta tregtare Kanada-Kinë, kërkohet ndalimi i Huawei nga rrjeti 5G kanadez
Lexo po ashtu Lufta tregtare Kanada-Kinë, kërkohet ndalimi i Huawei nga rrjeti 5G kanadez

Si kundërpërgjigje, Kina arrestoi dy kanadezë muajin e kaluar pas arrestimit të Meng Wanzhou, shefe financiare në Huawei dhe vajzës së themeluesit të kompanisë. /Telegrafi/