LAJMI I FUNDIT:

Lufta tregtare SHBA-Kinë, redukton projeksionet e Apple

Lufta tregtare SHBA-Kinë, redukton projeksionet e Apple

Kompania Apple ka ndërmarrë lëvizjen e papritur duke vendosur të shkurtojë projeksionet për shitjet gjatë tremujorit të parë 2019, ku kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në historinë e saj.

Shefi ekzekutiv i gjigantit të prodhimit të iPhone, Tim Cook, akuzoi për këtë shitjet e dobëta në Kinë, ekonomia e së cilës është ngadalësuar ndjeshëm nga pasiguria që ka krijuar lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Kjo lëvizje ka bërë jo vetëm që asionet e saj të bien ndjeshëm në bursë, me 7.7 për qind, por edhe që të ketë një shitje masive të aksioneve në tregjet botërore.

Vlera e Apple në treg ka zbritur nga një trilion dollarë vetëm pak muaj më parë në 700 miliardë aktualisht. Rënia e shitjeve në tremujorin e sapo mbyllur tregon se ngadalësimi në Kinë ka qenë më i madh se pritshmëritë.

“Ne parashikuam vështirësitë në disa tregje në zhvillim por në nuk parashikuam dot magnitudën e ngadalësimit ekonomik të Kinës”, deklaroi Cook, në një letër për investitorët, përcjell Telegrafi.

Huawei parashikon të jetë shitësi i parë i telefonave në 2019
Lexo po ashtu Huawei parashikon të jetë shitësi i parë i telefonave në 2019

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës e ka vendosur Apple në pozita mjaft të vështira në këtë të fundit. Kina është një treg kyç për shitjet e kompanisë, por edhe baza e prodhimit të iPhone dhe produkteve të tjera të saj.

Arrestimi në Kanada e shefes së rivalit Huawei, ka nxitur një tjetër luftë mes vendeve. Të dhënat e para tregojnë se, konsumatorët kinezë, në shenjë proteste po largohen nga iPhone.

Lirohet me kusht shefja e financave të Huawei-t
Lexo po ashtu Lirohet me kusht shefja e financave të Huawei-t

Nga qeveria kineze ndërkohë ende nuk janë shënjestruar produktet kineze. Pas Ford, Hyuandai dhe Nissan, tashmë edhe Apple shkurton ndjeshëm projeksionet në tregun kinez, duke dhënë shenja të qarta alarmi për ekonominë e dytë më të madhe të botës. /Telegrafi/