LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: Do të shtojmë praninë ushtarake në Katar

Pompeo: Do të shtojmë praninë ushtarake në Katar

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se kanë arritur pajtueshmëri me zyrtarët e Katarit për rritjen e pranisë së tyre ushtarake në këtë vend.

Pompeo ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit dypalësh me homologun e tij të Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al Thani, në kryeqytetin Doha të Katarit, ku ai ndodhet në kuadër të turneut të vizitave të tij në Lindjen e Mesme.

“Katari dhe SHBA-ja punojnë bashkë për zgjidhjen e problemeve në Irak, Afganistan dhe rajonet e tjera. Katari mirëpret 13 mijë ushtarë të SHBA-ve dhe për këtë arsye i jemi mirënjohës Katarit. Kemi arritur një pajtim me Katarin për rritjen e pranisë tonë në bazën ajrore Udejd. Katari forcon përpjekjet e SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit dhe ai është një anëtar i rëndësishëm në luftën kundër DEASH-it”, tha Pompeo.

Ndërsa në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit. Jamal Khashoggi, sekretari amerikan Pompeo tha se “(Vrasja) është e papranueshme dhe po përpiqemi të marrim përgjigje të reja nga princi saudit, Muhammed Bin Selman”.

Po ashtu, në fjalën e tij Pompeo ka përmendur edhe situatën e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, ku ai ka bërë vlerësimin se “marrëdhëniet tona tregtare vazhdojnë në një mënyrë stabile. Shumë biznesmenë amerikanë që janë bashkë me ne kanë ndikim në këto marrëdhënie të thella”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori