LAJMI I FUNDIT:

Polonia i kërkoi dëmshpërblim prej 1.3 trilion eurove, Gjermania thotë se është e mbyllur çështja e Luftës së Dytë Botërore

Polonia i kërkoi dëmshpërblim prej 1.3 trilion eurove, Gjermania thotë se është e mbyllur çështja e Luftës së Dytë Botërore

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se çështja e dëmshpërblimeve për pushtimin e Polonisë në Luftën e Dytë Botërore është “e mbyllur nga perspektiva e qeverisë gjermane”.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun polak, Zbigniew Rau, ajo tha se Gjermania i qëndron përgjegjësive të saj historike, raporton deutschewelle.


Të hënën, Rau nënshkroi një notë diplomatike drejtuar Berlinit me qëllimin për të nisur një “zgjidhje të përhershme, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare ligjore dhe materiale të pasojave të agresionit dhe pushtimit gjerman nga 1939 deri në 1945”, dhe kërkoi kompensim prej 1.3 trilion euro.

Baerbock tha gjatë konferencës për shtyp se ajo kishte diskutuar çështjen me Raun dhe përsëriti qëndrimin e kahershëm të qeverisë gjermane se çështja ishte zgjidhur.

Rau u përgjigj se “pasojat negative të pushtimit gjerman” pengojnë “mundësinë e zhvillimit dhe thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve polako-gjermane”.

Ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990, tha ajo, do të ishte “i paimagjinueshëm pa polakët e guximshëm që me vendosmëri hynë në grevë, luftuan dhe demonstruan për liri dhe demokracinë e vërtetë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori