LAJMI I FUNDIT:

Politico zbardh planin e Navalnyt për dëmtimin e Putinit

Politico zbardh planin e Navalnyt për dëmtimin e Putinit

Vetëm 15 ditë para vdekjes së tij, lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny nisi aksionin e fundit kundër presidentit Vladimir Putin.

Navalny i kaloi javët e fundit të jetës në një burg të rreptë në Rrethin Arktik, ku kushtet janë aq ekstreme sa janë të barasvlershme me torturën, kujton politico.


Për më shumë se një dekadë, Navalny ka qenë kundërshtari më i shquar dhe kërcënimi më i madh politik i presidentit rus. Vetëm dy javë para vdekjes së tij, Navalny hartoi një plan të ri kundër Putinit.

Më 1 shkurt, llogaria e Navalnyt në platformën X publikoi një ftesë për rusët që janë kundër 71-vjeçarit për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë fundjavë.

"Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë", sulmohen me koktej molotovi qendrat e votimit në Rusi
Lexo po ashtu "Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë", sulmohen me koktej molotovi qendrat e votimit në Rusi

“Më pëlqen ideja që votuesit anti-Putin të shkojnë së bashku në qendrat e votimit në mesditë. Në mesditë kundër Putinit”, tha Navalny.

Sipas politico, kjo lloj proteste do të ishte e ligjshme dhe relativisht e sigurt, transmeton Telegrafi.

“Çfarë mund të bënin? A do ti mbyllnin qendrat e votimit në mesditë? A do të organizojnë mitingje në mbështetje të Putinit në orën 10 të mëngjesit? A do t’i regjistrojnë të gjithë ata që erdhën në mesditë dhe do t’i vendosin në listën e njerëzve jo të besueshëm”, pyeti Navalny.

Politico thekson se ka kohë që është e qartë se zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk janë as të drejta dhe as të lira. Putini është, në fakt, i vetmi kandidat dhe të gjithë kundërshtarët e tij politikë ose janë të vdekur, ose të burgosur, ose në mërgim, ose janë penguar të kandidojnë.

Por, thjesht duke u paraqitur në të njëjtën kohë, rusët mund të shprehin protestën e tyre dhe të denoncojnë si mashtrim procesin zgjedhor që Kremlini e nisi pas agresionit kundër Ukrainës.

Vdekja e Alexei Navalny në mesin e muajit të kaluar u dha një shtysë të re rusëve me mendje opozitare. Ndërsa autoritetet zyrtare shtetërore pretendojnë se Navalny vdiq për shkaqe natyrore, familja dhe mbështetësit e opozitarit të ndjerë janë të bindur se Kremlini e ka vrarë. Mijëra rusë dolën në një ditë të ftohtë për të marrë pjesë në funeralin e Navalnyy dhe për të bërë nderimet e tyre.

Votuesja djeg kabinën e votimit në Moskë
Lexo po ashtu Votuesja djeg kabinën e votimit në Moskë

Gruaja e Alexey Navalny, Yulia u kujtoi bashkatdhetarëve të saj fushatën elektorale të krijuar nga bashkëshorti i saj i ndjerë.

“Alexei i ftoi njerëzit të marrin pjesë në këtë protestë dhe kjo është arsyeja pse ajo është e një rëndësie ekstreme për mua personalisht”, tha Navalnya në një video në të cilën ajo u bëri thirrje rusëve t’i bashkohen protestës “për Navalny”.

Ndryshe, Navalny prehet në varrezat e Borisovo të Moskës, por mbetet kundërshtari më i fuqishëm i Putinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori