LAJMI I FUNDIT:

Policia zbulon vendin special për marihuanë brenda veturës (Video)

Policia zbulon vendin special për marihuanë brenda veturës  (Video)

Rubrika “Policia” në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë“ ka transmetuar aksionin policor, gjatë të cilit janë konfiskuar 25 paketime marihuanë në Hajvali afër Prishtinës.

Edicioni sjell pamjet ekskluzive kur një veturë me tabela të Beogradit ndalet nga Policia pasi që dyshohet se transporton lëndë narkotike.


Në aksionin e filmuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës transmetohen pamjet filmike të Policisë tek konfiskojnë një makinë e cila sipas disa informatave dyshohej se transporton narkotikë.

Në detaje të tjera, aksioni i zhvilluar më 26 maj të këtij viti sjell momentet kur Policia zbulon se vetura e dyshuar është modifikuar duke krijuar një vend të përshtatshëm për fshehjen e narkotikëve.