LAJMI I FUNDIT:

Policia turke zbuloi detaje të sulmit në kishën në Stamboll

Policia turke zbuloi detaje të sulmit në kishën në Stamboll

Policia turke ka publikuar informacione të reja për sulmin në kishën në Stamboll dhe ka thënë se deri më tani ka arrestuar 51 persona që kanë lidhje me sulmin apo vetë sulmuesit.

Siç njofton policia, 52-vjeçari Murat Cihan Tuncer mbeti i vrarë nga sulmi në kishë.


Menjëherë pas sulmit, policia kreu bastisje dhe arrestoi shtetas të Taxhikistanit, Rusisë dhe Turqisë.

Një i vdekur nga një sulm në një kishë në Stamboll - detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes
Lexo po ashtu Një i vdekur nga një sulm në një kishë në Stamboll - detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

“Në rastin ka punuar një ekip prej 150 personash dhe fillimisht janë zbuluar veturat e të dyshuarve. Ekipet kanë ndjekur rrugën e veturave dhe kanë përcaktuar se ku kanë shkuar të dyshuarit. Gjithashtu janë dorëzuar 23 persona të dyshuar si të përfshirë në sulm në qendrën e deportimit dhe policia vazhdon procedurën për 28 të dyshuar”, sqaruan ata.

Nga ana tjetër, një vit më parë u konstatua se automjeti i përdorur nga të dyshuarit në incident ishte importuar nga Polonia në Turqi.

“U zbulua se të dyshuarit i ka kapur paniku dhe kanë ikur pasi është bllokuar arma”, ka thënë policia.

Ndryshe, shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ai ishte në përgjigje të thirrjeve të liderit të kësaj organizate terroriste për të sulmuar hebrenjtë dhe të krishterët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori