Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 238 tiketa në bazë të Ligjit antiCOVID.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit ditor të Policisë së Kosovës.


Sipas këtij raporti, janë shqiptuar po ashtu edhe 1 mijë e 717 tiketa trafiku, teksa janë arrestuar 26 persona.

Në këtë raport është bërë e ditur po ashtu se 14 persona janë dërguar në mbajtje.

Teksa, 8 persona të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

Statistikat e tiketave COVID 19