LAJMI I FUNDIT:

Policia shpëton një 5 vjeçar në Lushnjë, rrezikoi të binte nga kati i pestë i një ndërtese

Policia shpëton një 5 vjeçar në Lushnjë, rrezikoi të binte nga kati i pestë i një ndërtese
Foto: Ilustrim

Policia ka shpëtuar një fëmijë 5 vjeç, i cili rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë të një ndërtese në Lushnje.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00, transmeton Telegrafi.


“Falë reagimit të menjëhershëm, pas telefonatës nga një qytetar, shërbimet e Policisë shpëtojnë një fëmijë 5 vjeç që rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit. Rreth orës 13:00, në sallën operative, ka telefonuar një qytetar për të kërkuar ndihmë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, një fëmijë po rrezikonte të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit. Menjëherë pas telefonatës, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç thuhet në njoftim “falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është shpëtuar fëmija 5 vjeç që kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë”.

“Familjarët e të miturit kanë falënderuar Policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë”./Telegrafi/