LAJMI I FUNDIT:

Policia nxjerr pamjet e arrestimit të 39-vjeçarit në kërkim për vrasje të dyfishtë në Lezhë

Policia nxjerr pamjet e arrestimit të 39-vjeçarit në kërkim për vrasje të dyfishtë në Lezhë

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA ka arrestuar një shtetas shumë të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Lezhë.

Në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, 39-vjeçari është arrestuar në një operacion të koordinuar teksa dilte nga banesa e tij në Lezhë.


Shtetasi E.P. ishte i shpallur në kërkim për veprat penale vrasje të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje dhe i dënuar më parë nga shteti grek.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia ka njoftuar sekuestrimin e një arme zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.

Ky shtetas akuzohet që në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. P., i arrestuar me parë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S në vitin 2020.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, njofton policia. /Telegrafi/