LAJMI I FUNDIT:

Policia nuk garanton sigurinë e ndeshjes, FSHF njofton se përballja Shqipëri-Angli mund të anulohet

Policia nuk garanton sigurinë e ndeshjes, FSHF njofton se përballja Shqipëri-Angli mund të anulohet

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se ekziston mundësia e mos zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Shqipëria është paraparë të presë Anglinë të dielën e 28 marsit në kuadër të ndeshjes së dytë të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës.

Megjithatë, kjo ndeshje është në rrezik të zhvillohet pasi autoritetet e policisë shtetërore dhe lokale kanë refuzuar të mbikëqyrin dhe sigurojnë ndeshjen.

Është vet faqja zyrtare e FSHF-së e cila ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se zhvillimi i ndeshjes Shqipëri-Angli është në rrezik.

Edy Reja publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet e marsit – prurje të reja dhe rikthime te kuqezinjtë
Lexo po ashtu Edy Reja publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet e marsit – prurje të reja dhe rikthime te kuqezinjtë

Njoftimi pa ndërhyrje i FSHF-së

DEKLARATË PËR SHTYP!

Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë, me numër protokolli 2877, e datës 23.03.2021, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me firmën e Drejtuesit të Parë, Rebani Jaupi, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00.

Gjendur përballë situatës ku autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 17.03.2021, me numër protokolli 538, drejtuar Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Z. Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoriatit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.

Anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Ndërkombëtare
Lojtari i Liverpoolit bëri kërkesë për largim në ditën e parë zyrtare të Arne Slot në krye

Lojtari i Liverpoolit bëri kërkesë për largim në ditën e parë zyrtare të Arne Slot në krye

Premier League
“Tani jam njëri prej jush”, fjalët e para të Mourinhos gjatë prezantimit si trajner i Fenerbahces

“Tani jam njëri prej jush”, fjalët e para të Mourinhos gjatë prezantimit si trajner i Fenerbahces

Ligat tjera
Rodrygo tek Manchester City? Braziliani thyen heshtjen dhe deklarohet pas finales ndaj Dortmundit

Rodrygo tek Manchester City? Braziliani thyen heshtjen dhe deklarohet pas finales ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Borussia Dortmundi fitoi më shumë para pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Borussia Dortmundi fitoi më shumë para pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
“Ju e dini se si janë gjermanët, shumë u munduam - nuk ndryshoi mendje

“Ju e dini se si janë gjermanët, shumë u munduam - nuk ndryshoi mendje" - Florentino Perez flet për lamtumirën e Toni Kroos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori