LAJMI I FUNDIT:

Policia në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari

Policia në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen Arian (Misin) Qelaj, të dyshuar për disa vepra penale të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Policia thekson se bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar me letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.


Personi i dyshuar është: Arian (Misin) Qelaj, i  lindur më 20.06.1981 në fshatin Maznik- Deçan.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë);  039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa:  info@kosovopolice.com. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori