Policia në kërkim të Driton Podrimqakut, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij


Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet personi i kërkuar Driton Podrimqaku.
Policia njofton se i dyshuari po kërkohet për veprën penale "Sulm ndaj personit zyrtar".
"Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i kërkuar është: DRITON (Muharrem) PODRIMQAKU i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë", thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu, Policia njofton se i dyshuari posedon veturën e tipit "VW TIGUAN", ngjyra e hirit me targa 03-990-GB.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/





































