eksperti ad

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e disa personave.

Policia po ashtu ka publikuar fotografitë e personave që dyshohet se janë përfshirë në vjedhje.


"Sektori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast vjedhjeve", thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. /Telegrafi/

470193349 889409400065986 8045847421318407018 n

470232304 889409396732653 1938547673074989779 n

470184248 889409393399320 4882754228174302597 n 1