Policia në Gjilan arreston një të kërkuar me urdhëresë gjyqësore, dërgohet në vuajtje të dënimit

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore, në kuadër të zbatimit të planit operativ për realizimin e urdhëresave të gjykatës.
Sipas njoftimit, është arrestuar M.A., mashkull kosovar, i lindur më 2005, i cili ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.
“I njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muajsh për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet më tej.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe se do të vazhdojë realizimin e urdhëresave gjyqësore ndaj personave që, sipas saj, ende nuk u janë përgjigjur thirrjeve të organeve të drejtësisë. /Telegrafi/




















































