LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon 17 vjeçarin në Shtërpcë, ishte duke transportuar drunjë ilegalisht

Policia ndalon 17 vjeçarin në Shtërpcë, ishte duke transportuar drunjë ilegalisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Shtërpcë, pasi që i njëjti është hasur duke transportuar drunjë ilegalisht nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit.

Policia përmes një komunikate se gjatë aksionit kanë konfiskuar edhe drunjët.


“Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve” pas disa informacioneve që ka siguruar, sot rreth orës 09:00 në fshatin Brod ka ndaluar një automjet xhip që po e drejtonte personi H.S (M/K) i moshës 17 vjeçar dhe i cili transportonte drunjë ilegalisht nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka konfiskuar automjetin për dokumentacion të parregullt dhe ndaj drejtuesit ka shqiptuar një gjobë pa patent shoferi dhe tjetrën pa regjistrim të automjetit, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal dhe drunjët më pas i kanë konfiskuar”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson tutje se “po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve” .

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. /Telegrafi/