LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për grabitje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për grabitje

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, që dyshohet për përfshirje në një rast grabitjeje.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast “grabitje”, që ka ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.


“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/