LAJMI I FUNDIT:

Policia italiane sekuestron 85 kilogram kokainë që vinte nga Ekuadori, arrestohen tre shqiptarë

Policia italiane sekuestron 85 kilogram kokainë që vinte nga Ekuadori, arrestohen tre shqiptarë

Policia italiane ka sekuestruar 85 kilogramë kokainë që vinte nga Ekuadori. Në pranga kanë rënë tre shqiptarë. Droga arrin në treg vlerën e 7 milionë eurove.

Tre qytetarë shqiptarë kanë rënë në pranga në Itali për trafik droge. Policia italiane në Liguria u ka sekuestruar një sasi prej 85 kilogramë kokainë, e cila transportohej nga vendet e Amerikës Latine.


Droga ishte e fshehur në disa kontenierë me banane. Ajo që u ka rënë në sy karabinierëve italianë ishte simboli më të cilin ishte paketuar kokaina. Çdo pako ishte shënuar me markën luksoze të modës ‘Luis Viton’, raporton Euronews Albania.

Pas analiza në laborator droga e sekuestruar ka rezultuar e një cilësie shumë të pastër dhe sipas llogarive në treg arrin shifrën e më shumë se 7 milionë eurove.

Policia italiane nuk ka publikuar emrat e qytetarëve shqiptarë që kanë rënë në pranga. Ata janë arrestuar teksa kishin hyrë në zonën e doganës për të kryer procedurat e ngarkesës me banane.

Droga dyshohet se është nisur nga Ekuadori. Para mbërritjes në Itali, ngarkesa me banane dhe drogë ka kaluar doganën e Marokut. Kontenierët nga Ekuadori dhe Brazili në doganat e porteve italiane cilësohen si ngarkesa me ris dhe kontrollohen disa herë. Një muaj më parë në të njëjtin port u sekuestruan rreth 60 kilogramë kokainë e ardhur nga Brazili.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori