LAJMI I FUNDIT:

Policia identifikon 58 fëmijë lëmoshë-kërkues, 21 nga Kosova e 37 nga Shqipëria

Policia identifikon 58 fëmijë lëmoshë-kërkues, 21 nga Kosova e 37 nga Shqipëria

Policia e Kosovës , ka njoftuar se gjatë zbatimit të planit operativ të emëruar “Identifikimi i fëmijëve në situatë rrugë si viktima të mundshme të trafikimit”, i cili është implementuar në qershor 2019 dhe është zbatuar në gjithë territorin e Kosovës, ka identifikuar 58 fëmijë lëmoshë-kërkues.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se 21 prej fëmijëve të identifikuar janë shtetas të Kosovës dhe 37 shtetas të Shqipërisë, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se janë identifikuar edhe 42 lëmoshë-kërkues të rritur, 6 nga Kosova dhe  36 nga Shqipëria.

Policia njofton se janë ngritur edhe 8 kallëzime penale ndaj 8 personave të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, neni 243 sipas Kodit Penal të RKS-së.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative, në veçanti luftën kundër abuzimit me fëmijë, ka përpiluar një plan operativ të emëruar “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit ” i cili plan u implementua në qershor 2019 dhe është zbatuar në gjithë territorin e Kosovës, nga të gjitha njësitë e drejtorisë kompetente policore dhe akterët tjerë relevantë, si: prokuroritë në rajonet përkatëse, qendrat për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, njësitë e migrimit në kuadër të drejtorive rajonale të Policisë Kufitare (DRP-ve Kufitare), Stacionet Policore etj.

Gjatë zbatimit të këtij plani operativ ka rezultuar me:

• identifikimin e 58 fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 21 shtetas kosovarë dhe 37 shtetas shqiptarë
• identifikimin e 42 lëmoshë-kërkuesve të rritur, prej tyre 6 shtetas kosovarë dhe 36 shtetas shqiptarë
• janë ngritur kallëzime penale ndaj 8 personave të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, neni 243 sipas Kodit Penal të RKS-së

Të gjithë fëmijët lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve lëmoshë-kërkues u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshëkërkuesve dhe janë marrë në pyetje familjarët e tyre, me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz.
Gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit.

Fëmijët të cilët nuk kanë rezultuar viktima të trafikimit me njerëz janë ndërmarrë këto masa si më poshtë:

1. Është konsultuar prokurori përkatës, janë iniciuar 8 raste ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ sipas nenit 243 të Kodit Penal të Kosovës dhe janë dorëzuar kallëzime penale kundër 8 të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshë-kërkues, ndërsa janë identifikuar 21 fëmijë si viktima të kësaj vepre penale,
2. Të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë (58) janë referuar në (qendrat për punë sociale (QPS) përkatëse.
3. Pas trajtimit të rasteve veç e veç dhe verifikimit të rrethanave, në konsultim me Prokurorinë dhe QPS-të përkatëse, shtetasit e Shqipërisë janë referuar në drejtorinë përkatëse (DMH) për trajtim të mëtutjeshëm sipas kompetencave”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori