LAJMI I FUNDIT:

Policia i gjeti kokainë e marihuanë – arrestohet i dyshuari nga Drenasi

Policia i gjeti kokainë e marihuanë – arrestohet i dyshuari nga Drenasi
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, pasi që të njëjtit i janë sekuestruar 10 gram substanca narkotike të llojit kokainë, 1 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore dixhitale po ashtu.

Sipas policisë, pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit që i është bërë nga njësiti policor derisa kishte qenë duke udhëtuar me një veturë, i janë gjetur dhe sekuestruar: 10 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë, 1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, bënë të ditur policia./Telegrafi/