Një person është shoqëruar në stacionin policor në Pejë, nën dyshimin për mbajtje në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Zllapek më 9 maj, rreth orës 01:11, gjatë një pike kontrolli të realizuar nga njësiti policor.


Gjatë kontrollit të një veture me targa vendore, policia ka gjetur pranë ulëses së pasagjerit një armë pistoletë me gjashtë fishekë, e cila dyshohet se ishte në posedim të pasagjerit, mashkull kosovar.

Arma dhe municioni janë konfiskuar nga policia, ndërsa i dyshuari është intervistuar. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/