LAJMI I FUNDIT:

Policia ende në kërkim të personit të dytë të dyshuar për vrasjen në Pejë

Policia ende në kërkim të personit të dytë të dyshuar për vrasjen në Pejë

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, është ende në kërkim të personit të dytë të dyshuar për vrasjen që ndodhi sot në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.

Mediat kanë raportuar se është arrestuar edhe personi i dytë, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga policia.


Detaje të reja nga vrasja në Pejë
Lexo po ashtu Detaje të reja nga vrasja në Pejë

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj dhe i njëjti ka thënë se deri më tani është i arrestuar vetëm një person i dyshuar.

“Deri më tani policia ka arrestuar vetëm një person të dyshuar. Personi i dytë është ende në kërkim”, ka thënë Ibraj.

Ndërkaq sot rreth orës 12:50 si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri ka ndërruar jetë I.N kurse personi tjetër B.N është plagosur.

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Pejë, një tjetër në kërkim
Lexo po ashtu Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Pejë, një tjetër në kërkim

Telegrafi nga burimet e saja ka mësuar se personi i vdekur dhe i plagosur janë të familjes Neziri nga fshati Zahaq i Pejës, babë e bir./Telegrafi/