(E plotësuar)- Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, është I.N.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media.
Më poshtë komunikata e plotë e Policisë:
Ju informojmë se sot me datë 24.02.2017 rreth orës 12:10 në Rr. Besnik Lajqi në Pejë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur 2 (dy) persona: me inicialet I.N. m/k/sh dhe B.N. m/k/sh.
Njësitet relevante të PK-së, pas marrjes së informacionit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.
Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për tu ofruar ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet e PK-së kanë identifikuar të dyshuarit me ç’rast njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe jemi në kërkim të dyshuarit tjetër. /Telegrafi/
————————————————————-
Një i vdekur nga të shtënat me armë në Pejë
(E plotësuar) -Nga të shtënat me armë që ndodhën para pak çastesh në qytetin e Pejës, një person ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë, Xhevat Ibraj.
“Dy persona janë plagosur me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ibraj.
Ai ka shtuar se për pak minuta policia do të dalë me një komunikatë për media, për detajet shtesë rreth këtij rasti.
————————————————————————–
Të shtëna armësh në Pejë
Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak çastesh në qytetin e Pejës, afër stacionit hekurudhor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Rasti po sa ka ndodhur. Policia është në vend ngjarjes, kaq mund të them”, ka thënë shkurt Ibraj, duke shtuar se për detaje tjera do të njoftoheni me vonë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, lëndohet një person
“Nuk ka logjikë që një njeri mos me dal me thanë ne besojmë në drejtësi”, Tahiri i AAK-së me kritika për Qeverinë Kurti për rastet e dyshuara të korrupsionit
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit