LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq deportohet nga Kosova (Foto/Video)

Gjuriq deportohet nga Kosova (Foto/Video)
A

E plotësuar: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për qetësi, derisa ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me ligjet dhe kompetencat e veta në arrestimin e Marko Gjuriqit.

Thaçi ka njoftuar se sa është njoftuar nga organet kompetente se Marko Gjuriq ka kaluar nëpër procedurën e rregullt të Prokurorisë dhe Gjyqësisë, si dhe tani është duke u përcjellë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.


“Marko Gjuriq ka hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme. Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me kompetencat e veta, me profesionalizëm dhe në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi.

Marko Gjuriq sillet në Prishtinë

E plotësuar- Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq – pasi është arrestuar – ka arritur në Prishtinë.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale kanë hyrë në sallën ku po mbahej tubimi në veri të Mitrovicës dhe kanë arrestuar shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, pasi ka hyrë në Kosovë pa leje.


Policia e Kosovës niset në veri të Mitrovicës, pritet arrestimi i Gjuriqit (Video)

Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat ishin parkuar tek Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në jug të Mitrovicës, sapo janë nisur në drejtim të veriut të Mitrovicës, bëjnë burime të sigurta të Telegrafit.

Bëhet e ditur e pjesëtarët e Policisë së Kosovës, janë nisur në një operacion, ku pritet të arrestohet  Marko Gjuriq.

Në veri janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime bombe.

Afër objektit ku po mbahet takimi në të cilin është Gjuriq, nuk po lejhohen ta afrohen qytetarët, raporton Telegrafi.

Në veri të Mitrovicës, është lëshuar sirena e alarmit, e cila simbolizon gjendje të jashtëzakonshme.

Në një video të postuar nga Kallxo.com shihen Njësia Speciale e Policisë së Kosovës duke shkuar në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori