LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës konfirmon gjetjen e dy vajzave të zhdukura në Pejë, janë larguar me dëshirë

Policia e Kosovës konfirmon gjetjen e dy vajzave të zhdukura në Pejë, janë larguar me dëshirë

Në orët e hershme të së shtunës janë gjetur dy vajzat e zhdukura në Pejë, ndërsa sot Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e zhdukjes.

Policia njofton se vajzat kanë deklaruar se janë larguar me dëshirë dhe se nuk dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.


Në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës thuhet se gjatë punës intensive operativo-hetimore, sot më 01.10.2022, pas një informacioni të pranuar është lokalizuar vendndodhja e viktimave, të njëjtat janë sjellë në Stacionin Policor në Pejë, nga një qytetar të cilin e kanë ndaluar në rrugë.

Viktimat deklarojnë se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur ndonjë keqtrajtim.

Gjithashtu të njëjtat janë kontrolluar nga mjeku kujdestar, ato deklarojnë se nga shtëpitë janë larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanë qëndruar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Qungur- Pejё.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, gjithashtu edhe zyrtari për punë sociale. Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP –Pejё, të njëjtat deklarojnë se nuk dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe në bashkëpunim me zyrtarin për punë sociale dy vajzat janë sistemuar në shtëpinë e sigurt”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në Drejtorinë Rajonale të Policisë  në Pejë, më 24.09.2022, ishin paraqitur familjarët e viktimave, tё cilёt kishin deklaruar se vajzat e tyre janë larguar nga shtëpitë e tyre në fshatin Treboviq dhe fshatin Qyshk, komuna Pejë më dato 23.09.2022 rreth orёs 07:00., dhe sipas dëshmitarëve ato në vazhdimësi kanë shkuar në fakultet së bashku, por qё nga ajo kohё nuk janё lajmëruar dhe nuk kanë qasje ne telefonat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori