LAJMI I FUNDIT:

Policia e Berlinit heton komentin e Abassit për Holokaustin

Policia e Berlinit heton komentin e Abassit për Holokaustin

Policia e Berlinit ka nisur një hetim paraprak kundër presidentit palestinez, Mahmoud Abbas lidhur me komentet se Izraeli kishte kryer “50 holokauste” kundër palestinezëve.

Vërejtjet, gjatë një konference për shtyp në Berlin së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, shkaktuan zemërim në Gjermani, Izrael dhe më gjerë.

Policia konfirmoi raportimet e së përditshmes gjermane, Bild se Abbas po hetohej për nxitje të mundshme të urrejtjes pas marrjes së një ankese zyrtare penal, raporton abcnews.

Abbas deklaroi në Gjermani se Izraeli kreu "50 holokauste" ndaj palestinezëve, reagon Olaf Scholz
Lexo po ashtu Abbas deklaroi në Gjermani se Izraeli kreu "50 holokauste" ndaj palestinezëve, reagon Olaf Scholz

Krahasimi i Holokaustit është një vepër penale në Gjermani, por hapja e një hetimi paraprak nuk kërkon automatikisht një hetim të plotë.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se Abbas – si përfaqësues i Autoritetit Palestinez – do të gëzonte imunitet nga ndjekja penale sepse ai po vizitonte vendin në cilësinë zyrtare.

Gjermania nuk i njeh territoret palestineze si një shtet sovran, një qëndrim që Scholz ripohoi të martën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori