LAJMI I FUNDIT:

Policia e Austrisë merrë në pyetje lojtarët e Teutës për kurdisje

Policia e Austrisë merrë në pyetje lojtarët e Teutës për kurdisje

Ndeshja miqësore mes Austrisë së Vjenës dhe Teutës, e cila përfundoi 7-2, dyshohet se është e trukuar. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat austriake, të cilat raportojnë me hollësi atë që ka ndodhur në datën 21 qershor dhe thonë se ekipi shqiptar është i përfshirë në këtë skandal.

Portali i njohur “news.at” shkruan me hollësi atë që ka ndodhur dhe raporton se prokuroria e këtij vendi ka nisur një hetim duke shkuar në hotelin në të cilin qëndronte Teuta.


Policia ka marrë në pyetje zyrtarët e klubit dhe futbollistë të ndryshëm. Në publikimin e lajmit bëhen me dije emrat e 3 lojtarëve, të cilët kanë dhënë intervista për policinë. Këta të fundit kanë kërkuar edhe telefonat celularë për të parë komunikimet që ka pasur skuadra e Teutës gjatë atyre ditëve.

Ndërkohë, një tjetër gazetë e njohur austriake, “Kurier”, ka publikuar edhe emrat e tre futbollistëve që janë marrë në pyetje nga hetuesit. Bledian Rizvani, Shpëtim Moçka dhe Rustem Hoxha janë lojtarët që janë pyetur për të hedhur dritë mbi ndeshjen Austria e Vjenës- Teuta.

Investigimi

Ja çfarë shkruhet në lajmin e pasqyruar nga portali i njohur dhe serioz “news.at”: “Sytë e tifozëve të futbollit janë të drejtuara prej disa javësh në kampionatin europian në Francë, ndërsa skuadra të ndryshme zhvillojnë fazën përgatitore dhe kanë program të përcaktuar për të qenë sa më në formë për kampionatin e ardhshëm. Në Austri ka pasur shumë skuadra, të cilat kanë zhvilluar këtu ndeshje miqësore dhe kanë përfituar për të bërë edhe biznes. Shembulli tipik është klubi shqiptar Teuta, i Durrësit.

Këta të fundit bënë dy ndeshje miqësore, ndaj Riedit humbën 1-0, ndërsa ndaj Austrisë së Vjenës humbën 7-2. Në pamje të parë duket një rezultat i padëmshëm, sepse ndeshja është thjesht miqësore. Katër ditë pas ndeshjes, hetuesit kanë dërguar në hotelin ku qëndronte Teuta disa oficerë policie në emër të prokurorisë.

Teuta dyshohet se ka manipuluar këtë takim për llogari të mafies së basteve. Trajnerët, zyrtarët dhe lojtarët kanë dhënë dëshmitë e tyre, por janë detyruar të dorëzojnë edhe telefonat celularë. Klubet austriake nuk janë përfshirë në këtë skandal, pasi rrjeti është goditur prej kohësh, por trukimet e ndeshjeve vazhdojnë të bëhen nga skuadrat e tjera”.

E shkuara

Hetuesit austriakë kishin goditur rrjetin e basteve në vitin 2013, kur skuadra e sulmuesit Sanel Kuljiç fiksonte ndeshje. Nga hetimi i mëparshëm u dënuan me burg dy shqiptarë, të cilët kishin manipuluar ndeshjet duke marrë urdhra edhe nga mafia e bixhozit dhe basteve.

Shqipëria është duke u goditur prej disa vitesh nga ky rrjet dhe diçka të tillë e dëshmon edhe pezullimi i Skënderbeut nga garat europiane.

Në rastin e Teutës, ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë mes vëzhguesit zviceran “Sportradar” që ka kapur lëvizje të parregullta të koeficientëve të basteve edhe në ndeshjen kundër Riedit.

Në dukje ishte një sfidë, e cila përfundoi 1-0 dhe nuk të lë hije dyshimi, por sipas atyre që merren me lëvizjen e koeficientëve dhe analizës së shumave të parave të luajtura për një ndeshje normale futbolli, kishte hije dyshimi.

Nisur nga ky fakt, ndeshja kundër Austrisë së Vjenës u vu në fokus të hetuesve, të cilët kanë ndjekur nga afër jo vetëm lëvizjet e koeficientëve, por edhe sjelljen e futbollistëve në fushën e lojës.

Të dyshuarit do të hetohen për mashtrim sportiv në përgjithësi. Një skandal që ka tërhequr vëmendjen maksimale të gazetave serioze austriake që e kanë pasqyruar dje gjatë të gjithë ditës.

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Premier League
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Sulm i tmerrshëm në Francë: Të shtëna armësh në drejtim të tre lojtarëve të Marseilles

Sulm i tmerrshëm në Francë: Të shtëna armësh në drejtim të tre lojtarëve të Marseilles

Ligue 1
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Kalo në kategori