LAJMI I FUNDIT:

Policia dhe Dogana e Kosovës parandalojnë kontrabandimin e qindra pakove të duhanit

Policia dhe Dogana e Kosovës parandalojnë kontrabandimin e qindra pakove të duhanit

Policia dhe Dogana e Kosovës të mërkurën kanë parandaluar kontrabandimin me mallra.

Policia ka bërë e ditur se në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet me fshatin Lubishtë të Kosovës, është vënë re një person i dyshuar i cili kishte ngarkuar tre kuaj me duhan të llojeve të ndryshme.


Sipas Policisë, i dyshuari pasi ka vërejtur zyrtarët policor është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit sasia e duhanit të ngarkuar i llojeve:

Marlboro 220 pako me peshë rreth 500 gram copa,

Duhan Sobrano 100 pako me peshë rreth 500 gram copa,

Duhan Davidof Argentina 20 pako me peshë rreth 500 gram copa,

Duhan Davidof Slims 100 pako me peshë rreth 500 gram copa, si dhe

Duhan Oriental 60 pako me peshë rreth 500 gram copa, është dërguar në terminalin doganor përkatës, ndërsa kafshët/kuajt tërhiqen përmes kompanisë së kontraktuar nga Dogana e Kosovës.