LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston qytetarin e armatosur që kërcënoi me vdekje bashkëshorten në Kurbin

Policia arreston qytetarin e armatosur që kërcënoi me vdekje bashkëshorten në Kurbin
Foto: Ilustrim

Policia në Kurbin ka vënë në pranga një qytetar i cili kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste dhe që dispononte pistoletë.

Pas thirrjeve që janë bërë drejt policisë, është ndërhyrë në banesën e çiftit ku shtetasi A.O. është arrestuar në flagrancë.


Policia ka gjetur brenda banesës dhe sekuestruar një pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Çështja i ka kaluar për hetim prokurorisë së Kurbinit, ndërsa mbi A.O. rëndojnë tre akuza: Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit, prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive dhe keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike.