Policia arreston një femër në Podujevë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi fizikisht bashkëshortin


Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Podujevë, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më 29 gusht, rreth orës 20:50, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































