Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e së hënës pasi është goditur nga një tren në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, rasti është raportuar në Polici rreth orës 05:35.
“Rreth orës 05:35 Policia është njoftuar se treni, i cili ishte nisur nga qyteti i Pejës, e ka goditur një grua. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen njësitë kompetente policore dhe prokurori i shtetit”, tha Gashi.
Rrethanat dhe shkaqet e incidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente.
Me rastin po merren njësitë përkatëse policore dhe Prokuroria. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































