0Shares

Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci është arrestuar nga policia pas ndeshjes së zhvilluar ndërmjet Besës dhe Prishtinës.

Skuadra e Prishtinës ka reaguar pas arrestimit të futbollistit të tyre Liridon Leci, i cili u ndal nga Policia e Kosovës pas ndeshjes me Besën në Pejë.

Sipas klubit arrestimi është i paprecedent, pasi nuk mundet në atë mënyrë të arrestohet një lojtar, pasi ka hierarki në futboll.

“Situate kaotike, Liridon Leci është arrestuar pas ndeshjes nga policia. Policia e ka kapërcyer çdo lloj protokolli që i takon ne një ndeshje futbolli. Situate e papare ne stadiumet tona. Skuadra do te shkoj me gjithë autobus para stacionit te policisë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)