ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot në ora 14:15 në bulevardin "Vojvodina" në Shkup, policët e SPB Shkup kanë privuar nga liria 43 vjeçarin E.D nga Gostivari me vendbani në Shkup.

"Ai është i dënuar me 15 vjet burg për vepër penale 236 nga Kodi Penal dhe është kërkuar me fletarrest me urdhër të Entit Ndëshkimor-përmirësues Idrizovë për mbajtje të dënimit", thuhet në njoftimin e policisë.


NGa MPB shtojnë se personi i arrestuar do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin e shqiptuar./Telegrafi/