LAJMI I FUNDIT:

Policia me aksion në Skenderaj kundër bixhozit të paligjshëm

Policia me aksion në Skenderaj kundër bixhozit të paligjshëm
Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 6 prill 2021, kanë realizuar kontroll në një lokal në Skenderaj.

“Gjatë kontrollit, në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: 5 televizorë, 3 shtëpiza kompjuteri, 3 aparate të lojërave, 1 monitor dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë. Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore. /Telegrafi/