Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes punës hetimore dhe operative në funksion të implementimit të planit operativ “Stop fajdesë dhe detyrimit” në dy lokacione të ndryshme, ka realizuar sot me sukses dy operacione policore, me ç’rast ka arrestuar dy persona të dyshuar të involvuar në vepra penale si: fajde, armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shtytje në vetëvrasje.
“Një operacion bastisjeje është realizuar nga ora 06:00, në Shtime, ku është arrestuar i dyshuari me inicialet K. S. (viti i lindjes 1986), si dhe në shtëpinë e tij janë konfiskuar disa dëshmi materiale: një revole e tipi BROWN, cal. 9mm, gjashtë copë fishekë dhe shënime me emra të personave të cilëve dyshohet se i njëjti u ka dhënë para me fajde.
Operacioni tjetër është realizuar në Lipjan, ku është arrestuar i dyshuari me inicialet B. M. (viti i lindjes 1983), ku në shtëpinë e tij, gjithashtu janë gjetur dëshmi me shënime relevante për dhënie të parasë me fajde.
Veprime hetimore lidhur me rastin janë ndërmarrë pas pranimit të informacioneve se personat e dyshuar, ia kanë dhënë viktimës së rastit para me fajde në vlerë prej një mijë (1.000) euro, në fillim të këtij viti, ndërsa tani kërkojnë nga ai njëzet e katër mijë (24.000) euro, si kamatë në emër të fajdes”, njofton policia.
Gjatë kësaj periudhe, të dyshuarit tashmë të arrestuar nga Policia, kanë kanosur me jetë viktimën, me qëllim që t’ua jap paratë dhe si pasojë e presionit të ushtruar nga të dyshuarit, i njëjti po ashtu gjatë muajit qershor të këtij viti ka tentuar edhe të bëjë vetëvrasje.
I gjithë operacioni për arrestimin e të dyshuarve është realizuar me urdhër të gjykatës kompetente dhe është mbështetur nga njësitet relevante policore rajonale, duke përfshirë edhe njësitë e specializuara.
Pas proceduarve të intervistimit të dy personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Policia, bazuar në mandatin e saj ligjor mbledh dhe analizon të dhëna për dukuri të ndryshme kriminale, të cilat mund të paraqesin rrezik për shoqërinë dhe njëkohësisht bën planifikime operacionale për parandalimin e veprave penale, në rastin konkret fajdesë dhe detyrimit.
Qëllimi i këtyre operacioneve policore është identifikimi, parandalimi, hetimi dhe arrestimi i të dyshuarve që në çfarëdo mënyre janë të inkriminuar me VP të fajdesë dhe detyrimit.
Bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, lidhur me luftimin e këtyre veprave penale si dhe bashkëpunimi me qytetarët në këtë drejtim është i domosdoshëm.
Vlen të potencohet se në këtë aspekt PK-ja ka bashkëpunim shumë të ngushtë me qytetarët, ndaj të cilëve jemi shumë mirënjohës dhe falënderues.
Me qëllim të sensibilizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me qytetarë, si dhe me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave penale fajde&detyrim ftojmë qytetarët që kanë informata ta kontaktoni Policinë e Kosovës në tel: 192, 0800 19999, ku ju sigurojmë se të gjitha informacionet tuaja do të trajtohen me seriozitet”, thuhet më tej në njoftimin e policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3