LAJMI I FUNDIT:

Polici i Kosovës ia kthen qytetarit kuletën e humbur me 1,200 euro

Polici i Kosovës ia kthen qytetarit kuletën e humbur me 1,200 euro
Foto: Ilustrim

Dy ditë më parë, një zyrtarë policor i cili ishte në detyrë në Stacionin Policor Kufitar Kullë, ka gjetur një kuletë me një shumë të parave dhe dokumente personale, e cila tashmë i është kthyer pronarit.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kuleta i takonte një qytetari nga Skenderaj .


“Me datë 19.02.2021 zyrtari policor G.B. deri sa ka qenë ne detyrë në Stacionin Policor Kufitar Kullë, rreth orës 23:45 gjersa ishte në patrullë në këmbë në afërsi të një kompanie të sigurimeve, në rrugë ka vërejtur një kuletë. Pas njoftimit të mbikëqyrësit të tij dhe gjatë verifikimit, është konstatuar se në kuletë gjenden: letërnjoftimi i qytetarit me inicialet A.F, Komuna Skenderaj , Leja e vozitjes dhe të holla 2 x 500 Euro , 1x 100 Euro , 2 X50 Euro dhe 780 Denar të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Pas kësa, siç thuhet në njoftim, zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet policore dhe kanë arritur të gjejnë dhe të vejnë kontakt me pronarin i cili ka ardhur në Stacionin Policor Kufitar Kullë dhe i janë dorëzuar kuleta me të hollat dhe dokumentet.

“Qytetari, pronari i kuletës ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe ka shprehur mirënjohje të larta për profesionalizimin dhe punën e kryer në shërbim të qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori